Williams: Veton Surroi nuk më ka thënë asnjëherë së është ndjerë i kërcënuar nga Thaçi në Rambuje

Ish këshilltari i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams nga mbrotja u pyet për raportet e anëtarëve të delegacionit të Rambujes.

Ai u pyet edhe për veton Surroi për të cilin Williams thotë se ka nga shkurti 1999 ka pasur marrëdhënie të fortë profesionale dhe personale.

Pyetja e mbrotjes: Në shkurt të 1999 a ju ka thënë zotëri Surroi se është ndjerë i kërcënuar nga HashimThaçi?

Williams: Asnjëherë Veton Surroi nuk më ka thënë asnjëherë ose nuk me ka lënë të kuptohet në asnjë mënyrë ose nuk më ka shfaqur asnjë sjellje që do më bënte mua të besoja që ishte i kërcënuar Hashim Thaçi apo nga dikush tjetër nga delegacioni i Kosovës.

Pyetja e mbrotjes: Po më pas a të ka thënë ndonjë herë që është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi në Rambuje

Williams: Ai nuk më ka thënë ose nuk më ka përmendur asnjëherë së është ndjerë i kërcënuar nga Thaçi në Rambuje

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME