Vuçiq: Më pret një ditë e vështirë në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se e pret një ditë e vështirë në Bruksel, ku siç është paralajmëruar do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e BE-së.

“Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë zyrtarët evropianë që janë emëruar rishtazi në Komisionin Evropian. Dëshira ime ka qenë të qëndroj sot në mëngjes në hapjen e këtij samiti, edhe nëse nuk kam arritur t’i bëj të gjitha takimet.” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ndër të tjera, do të ketë takime të veçantë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Siguris, Kaja Callas.

Prezent në Bruksel do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here