Vuçiç thotë se foli për 30 minuta me Von der Leyen, BE-ja e demanton

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha dje se pati një “bisedë të gjatë” me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por sot nga Bashkimi Evropian mbërriti një deklaratë krejtësisht e ndryshme.

“Presidentja von der Leyen pati një bisedë të rastësishme dhe spontane me Presidentin Vuçiç, në sallonin e pritjes para darkës zyrtare në Sevilje. Ajo pati mundësinë të shkëmbente disa fjalë me shumë udhëheqës, përfshirë Presidentin Vuçiq. Pra, nuk ishte një takim zyrtar dypalësh dhe nuk kemi asgjë më konkrete për të thënë për të”, tha zëdhënësi i BE-së, Stefan de Keersmaecker.

Vuçiç saktësoi dje se foli me Von der Leyen për 30 minuta.

Sipas mediave serbe, Vuçiq dhe von der Leyen diskutuan rrugën evropiane të Serbisë, ekonominë dhe vendimet me të cilat përballen si Bashkimi Evropian ashtu edhe Serbia në të ardhmen.

“Mendoj se ishte jashtëzakonisht e dobishme. Folëm për një kohë të gjatë, nuk kemi folur kurrë kaq shumë, për kaq shumë kohë”, tha Vuçiq.

Vuçiq mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare mbi financimin e zhvillimit (FFD4) në Sevilje të Spanjës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here