Vuçiç i shpall “luftë” Kroacisë: Nuk do ja dilni dot pa Serbinë

Presidenti i Serbisë tha sonte se nuk pret asgjë nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Kroaci dhe se për Beogradin nuk ka rëndësi se kush do të fitojë, sepse të gjitha opsionet politike në atë vend e shohin Serbinë si “kundërshtar strategjik”.

“Të gjithë bien dakord për një gjë – se Serbia është kundërshtari i tyre strategjik, dhe se armiku strategjik është ai që e udhëheq Serbinë me sukses, pra sipas tyre pa sukses, dhe ai është Aleksandar Vuçiç. Është emëruesi i përbashkët i gjithë politikës së tyre”, tha Vuçiç për RTS me rastin e zgjedhjeve të 29 dhjetorit në Kroaci.

Vuçiç tha se të gjitha opsionet politike në Kroaci duan të kenë “dikë në pushtet në Serbi, i cili do t’u kërkojë falje për dëbimin e 250,000 dhe vrasjen e mijëra” serbëve në operacionin “Stuhia” në 1995. “Ata duan dikë që do t’u kërkojë falje për vrasjen e dhjetëra e qindra mijëra njerëzve në Jasenovac dhe t’u kërkojë falje për agresionin në çdo samit”, shtoi Vuçiç.

Përfaqësuesit e autoriteteve në Serbi dhe mediat pro-qeveritare kanë theksuar shpesh deklaratën e Ivana Kekin, kandidate presidenciale e partisë kroate të së majtës, se është në interesin strategjik të Kroacisë që të ketë një opsion civil dhe demokratik në pushtet në Serbi dhe se kjo nuk është e mundur me Vuçiçin.Më herët Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka akuzuar Kroacinë se po punonte për rrëzimin e Vuçiç.

“Nëse Kroacia po e pranon kaq hapur se mosqenia e Vuçiçit në pushtet është interesi i tyre strategjik, atëherë kjo nënkupton drejtpërdrejt se ata po bëjnë gjithçka për ta rrëzuar atë. Kjo do të thotë se ata as nuk e fshehin se mbështesin rrëzimin e tij, një rrëzim të dhunshëm dhe jodemokratik, pasi ai ka absolutisht mbështetjen e shumicës në mesin e popullit në Serbi”, vuri në dukje Brnabiç.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here