Vrasje në Hajvali, viktima 41-vjeçar – identifikohet i dyshuari

Një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Hajvali. Viktima është dërguar pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar për mediat se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit,” ka deklaruar Syla.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, i dyshuari për këtë vrasje është identifikuar, por ndodhet ende në arrati.

Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rastin deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here