Vrasja në mes të lokalit, kush janë viktima dhe i dyshuari në arrati

Vrasja në mes të një lokali në Tiranë kishte për viktimë 50 vjeçarin Alfred Dedja me banim në Shijak.

Autor i dyshuar i ngjarjes, tashmë në arrati, është i riu nga Shijaku, Julian Gjoni.Krimi i rëndë ndodhi sot në këtë lokal që shihni në foto, në Ndroq, rreth orës 15.30, raporton noa.al.
Dëshmitarët thanë se i dyshuari u fut në lojal me armë zjarri në dorë dhe qëlloi në drejtim të Alfred Dedes duke e lënë të vdekur në vend.

Në momentin e vrasjes, 50-vjeçari ishte në shoqërinë e personave të tjerë që dëshmuan të gjithë ngjarjen dhe ishin pikërisht ata që identifikuan Gjoshin si autor. Detaj ky që tregon se palët kishin njohje me njëri-tjetrin.

Menjëherë më pas ai vrapoi duke u larguar në drejtim të paditur. Ai hipi në një makinë tip Mercedes-Benz, thanë dëshmitarët.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar, tha policia e Tiranës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here