Një mosmarrëveshje e çastit për parkim ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e 11 gushtit në Hajvali të Prishtinës, ku një burrë u vra me armë zjarri. Reth orës 21:40, Policia është njoftuar për të shtëna në rrugën “Minatori”.
Insajderi kishte raportuar se pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu ka marrë një armë zjarri dhe e ka qëlluar në kokë Muhamet Matoshin.
Tashmë edhe policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin duke publikuar edhe foton.
“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali.
Personi i dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në”, thuhet në njoftim.
E-mail: [email protected]
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192