Vrasja e dyfishtë në Klinë, gazetari tregon detajet e fundit nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë të mërkurën në mbrëmje në qytetin e Klinës.

Gazetari i ATV-së, Armand Hoti, në një lidhje të drejtpërdrejt në Edicionin Qendror të lajmeve, tregoi se trupi i njërit nga viktimat gjendet ende brenda lokalit ku ndodhi vrasja, ndërsa personi i dytë ka mbërritur në spitalin e Pejës pa shenja jete.

“Po, pra ndodhemi pikërisht këtu në qendër të Klinës, ku diku rreth dy orë më parë ndodhi një vrasje e dyfishtë. Pra, këtu në terren janë akoma forcat policore; ndërkaq ka ardhur edhe njësiti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Çfarë mund të konfirmojmë dhe çfarë pamë është se trupi i njërës prej viktimave vazhdon të jetë brenda lokalit, pra në qendër të Klinës, ku edhe ndodhi vrasja. Ndërkaq, nga policia morëm informatën se personi i dytë ka mbërritur realisht në spitalin e Pejës pa shenja jete. Ajo që kemi mundur të kuptojmë është se të dy viktimat janë nga fshati Jashanec i Klinës dhe janë familjarë, ndërkaq dyshimet janë që edhe dorasi është i po atij fshati”, tregoi gazetari Hoti.

Sa i përket dorasit, gazetari tregoi se ai tashmë ndodhet në stacionin policor të Klinës. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here