Vrasja e 65-vjeçarit nga kushëriri në Xibër, të afërmit: Duhet të ndërhynte shteti

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibër-Murrizë ku u gjet pa shenja jete, 65-vjeçari Selim Velsula, i cili dyshohet të jetë vrarë me thikë nga kushëriri i tij Hazbi Velsula, 32 vjeç, i cili është arrestuar në mesnatë.

Kunati i 65-vjeçarit dhe një fqinj i tij thanë për Euronews Albania se nuk ka pasur konflikte të mëparshme mes autorit dhe viktimës, megjithatë që të dy pretendojnë se shteti duhet të ndërhyjë te personat që janë të rrezikshëm duke pretenduar se autori mund të vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Ngjarje shumë e rëndë. Ajo duhet të ishte parandaluar, por nuk ka as shtet asgjë. Ata s’kanë pasur konflikte. Duhet të ishte parandaluar se shteti duhet të ndërhyje kur ka persona që janë tipik për ato, kur ka njerëz problematik”,-tha kunati i Selim Velsulës.

Fqinji tha se kanë pasur hyrje-dalje me familjen e viktimës, ndërsa sipas tij i riu ka qenë me depresion.

“Unë mendoj se ai çuni ka qenë me depresion. Tjetër gjë s’ka si të ketë ndodhur”, tha fqinji.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here