Viktima e Shkodrës u nxor në pritë nga një femër? Gazetari: Pistat që po ndiqen

Gazetari Poli Hoxha ishte këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar ndër të tjerat ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën ditën e djeshme, vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj.

Ai tha se motivi për këtë ngjarje të rëndë është ende i paqartë, ndërsa po hetohet lidhur me veprimtarinë e viktimës në Belgjikë.

Sipas gazetarit dyshohet se vrasja ka ardhur si pasojë e konflikteve që Mataj mund të ketë pasur për shkak të këtyre veprimtarive.

“Motivi këtu është ende i paqartë, sepse kemi të bëjmë me një kurth. Festat e fundvitit historikisht kanë mbledhur dhe lëkurë hakmarrjeje, sidomos për emigrantët, të cilët kthehen zakonisht në fundvit.Viktima kishte një vit që ishte kthyer nga Belgjika. Në dijeninë time, policia e Shkodrës dhe prokuroria janë duke pritur të dhëna nga autoritetet belge për veprimtarinë, a ka patur precedent më herët apo jo, pasi pista kryesore është pikërisht një hakmarrje për veprimtarinë e tij jashtë vendit.

Por për këtë nuk ka ende të dhëna. Nga mënyrë se si është kryer duket se ka qenë një atentat i mirë organizuar. Ky ka rënë në këtë kurth që për mendimin tim është i lehtë. Kjo tregon edhe se nuk është ruajtur shumë. Ai ka pranuar takimin me një vajzë që nuk e njeh e ka dalë në vendin që i ka kërkuar ajo. Përdorja e femrave, ka shumë vrasje në Shqipëri që është përdorur kjo mënyrë”,-tha gazetari.

Dyshohet se Ramazan Mataj u vra mbrëmjen e të shtunës ndërsa trupi i tij u gjet të dielën më 5 janar 2025. Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut, rreth 1.2 km larg banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qenë një person i vetëm.

Ai dyshohet se e ka nxjerrë Ramazanin nga shtëpia përmes një mesazhi në rrjetet sociale me një profil fals. Autori ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn dhe, sapo ka ardhur makina e viktimës, autori ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba drejt automjetit të viktimës. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here