Videoja tmerruese: Ky është arsimtari që puthi nxënësen në Deçan, dënohet me 15 vjet bur*gim

15 vjet prapa grilave, e asnjëherë më ligjërim në shkollë.

Kaq janë pasojat për Valentin Selmanajn, arsimtarin e edukatës fizike i cili puthi një nxënëse të klasës së shtatë pa dëshirën e saj në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, në qershor te 2023.

Paparaci i kishte publikuar pamjet tmerruese në qershor të vitit të kaluar.

Siç shihet ne video, arsimtari Selmanaj, pas një bisede shumë të shkurtë me nxënësen e puthë atë, po, ky nuk po del të jetë rasti i vetëm kur ai e sulmoi seksualisht atë.

Në bazë aktgjykimit të Gjykatës Themelore e Pejës, i pandehuri sjellje jo te hijshme pati dy herë brenda tri ditësh, në datat 5 dhe 8 qershor 2023.

“I pandehuri V.S, është shpallë fajtor për veprën sulm seksual si dhe veprën penale kanosja, për të cilat vepra i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vite e gjashtë (6) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, e në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 12.06.2023 e tutje”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Në aktvendim thuhet gjithashtu se është marrë parasysh edhe fakti se Selmanaj ka vendbanim me dy të dëmtuarit, nxënësen që e sulmoi seksualisht dhe tjetrin që e incizoi, çka e lë pa ushtrim profesioni gjithë jetën e tij.

“Të njëjtit, i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – ndalim i urdhtrimit të profesionit të mësimdhënësit në kohëzgjatje të përjetshme, e I cili dënim do të ekzekutohet pas ekzekutimit të dënimit me burgim të shqiptuar sipas aktgjykimit”, tha Zhuti.

Gjykata i ka udhëzuar nxënësit e dëmtuar që përmes kontestit civil të realizojë kërkesën për dëmshpërblim. /Paparaci.com

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here