Forcat ruse dyshohet se kanë goditur këtë të hënë një anije turke të ankoruar në portin e Izmail, në rajonin e Odessa-s të Ukrainës, pranë kufirit me Rumaninë.
Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata është jashtëzakonisht kritike, pasi anija mund të shpërthejë në çdo moment.
Sipas TurkiyeToday, anija “Orinda” mbante rreth 4,000 ton gaz të lëngshëm nafte (LPG), çka shkaktoi një zjarr gjatë sulmit dhe detyroi evakuimin e zonave fqinje për arsye sigurie.
Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Detare e Turqisë konfirmoi se të gjithë 16 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan të sigurt dhe pa lëndime.
Ekipet ukrainase të zjarrfikësve po punojnë për të vënë zjarrit nën kontroll, ndërsa autoritetet turke monitorojnë nga afër situatën dhe mbajnë kontakte të vazhdueshme me autoritetet ukrainase.
Fshati përreth po evakuohet për të minimizuar rrezikun.
Autoritetet rumune janë gjithashtu në gatishmëri. Rreth 100-150 banorë të fshatit Plaurou, i cili ndodhet përballë Ismailit në Danub, po evakuohen si masë paraprake.
Kryetari i bashkisë së zonës, Tudor Cernega, tha se shërbimet e sigurisë po kryenin kontrolle shtëpi më shtëpi dhe po largonin kafshët, për shkak të rrezikut të një shpërthimi të madh.
🔴 #LATEST — Russian forces hit Turkish-owned LPG vessel ORINDA at Ukraine’s Izmail Port, sparking fire; all 16 Turkish crew members evacuated safely pic.twitter.com/o3udO1ZEz1
— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) November 17, 2025
