Video: Momenti kur policia gjermane neutralizon të dyshuarin 17 vjeçar, që raportohet se është nga Kosova

Një alarm për sulm në një shkollë profesionale në lagjen Nordviertel të Essenit është raportuar dhe sipas Bild-it gjerman, sulmuesi është një 17 vjeçar nga Kosova. 17 vjeçari, është qëlluar dhe është plagosur nga policia gjermane.

Tani është publikuar edhe video, kur policia gjermane arriti ta neutralizonte 17 vjeçarin kosovar.


Rreth orës 11:00, dëshmitarët në Gjermani, raportuan të dyshuarin rreth tre kilometra larg shkollës, në një park.

Kur një njësi speciale e policisë (SEK) tentoi ta kontrollonte, sulmuesi, 17 vjeçari kosovar (sipas Bild-it gjerman) thuhet se u vërsul me thikë drejt oficerëve.

Pas kësaj, policia hapi zjarr ndaj tij. Ai mbeti rëndë i plagosur dhe u desh të intubohej nga shërbimi i urgjencës.

Fillimisht policia kishte raportuar se bëhej fjalë për një 18-vjeçar, por më pas e korrigjoi moshën.

Ai është nxënës i shkollës profesionale. Ende nuk është e qartë nëse ai ishte në mësim apo hyri me forcë në klasë.

Thuhet se ai iu afrua drejtpërdrejt mësueses dhe e plagosi me thikë. Pas sulmit, ai u arratis.

Rreth orës 11:00, dëshmitarët raportuan të dyshuarin rreth tre kilometra larg shkollës, në një park.

Policia njoftoi në rrjetin X: “Sipas informacioneve të deritanishme, personi i arrestuar ka vepruar i vetëm. Nuk ka rrezik për popullatën.”

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME