VIDEO/ Forcat ukrainase godasin një nëndetëse ruse në portin e Novorossiysk

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, SBU njoftoi se forcat ukrainase goditën një nëndetëse ruse në portin e Novorossiysk, duke i shkaktuar dëme të rënda anijes.

Sipas njoftimit, nëndetësja e klasit Kilo u nxor jashtë funksionit pasi u sulmua nga mjete ajrore pa pilot të tipit Sea Baby, në operacionin e parë të tillë të këtij lloji.

Ushtria ukrainase njoftoi gjithashtu se kishte goditur një strukturë industriale ruse në rajonin e Rostovit, e cila, sipas Kievit, prodhon karburant për sistemet raketore.

Forcat e armatosura ukrainase thanë se ata gjithashtu shënjestruan një fabrikë ruse të përpunimit të gazit në rajonin e Astrakhanit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME