Forcat ushtarake ukrainase njoftuan këtë të diele se kanë goditur tre platforma të nxjerrjes së naftës në Deti Kaspik në pronësi të kompanisë ruse, Lukoil. Sipas tyre platformat V. Filanovsky, Yuri Korchagin dhe Valery Grayfer u goditën.
“Këto infrastruktura u përdorën për të mbështetur ushtrinë pushtuese ruse. U regjistruan goditje të drejtpërdrejta. Shkalla e dëmit po vlerësohet”, thuhet në deklaratë.
Platformat furnizojnë me karburant ushtrinë ruse, sipas Forcave të Operacioneve Speciale (SSO) të Ukrainës, të cilat kryen sulmet.
Ukrainian UAVs struck three Russian oil extraction platforms in the Caspian Sea. pic.twitter.com/U0fyicAONJ
— Clash Report (@clashreport) January 11, 2026
