Vetaksident me biçikletë, vdes 15 vjeçari në Bërnicë të Prishtinës

Një 15 vjeçar ka humbur jetën pasi një vetakidentit me biçikletë në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë policia për IndeksOnline.

Policia njofton se ka nisur hetimet me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave rreth kësaj ngjarje të rëndë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here