“Vendi i parë në Evropë që po i pranon të dëbuarit nga SHBA”, diplomatja amerikane në Prishtinë: Faleminderit partnerit tonë Kosovës

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka falënderuar Kosovën për gatishmërinë për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Kosova është vendi i parë në Evropë që pranon një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Në postimin e bërë në rrjetin social në Twitter në faqen e ambasadës amerikane, thuhet se sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump.

Po ashtu, aty deklarohet edhe se Prattipati e vlerëson ‘‘shumë’’ si qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre.

“Faleminderit partnerit tonë, Kosovës, vendit të parë në Evropë që njofton pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump dhe unë e vlerësoj shumë si qeverinë ashtu edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, thuhet në postim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here