Spekulime të reja lidhur me shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin janë përhapur ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto. Në këto foto duket Putin i cili shtrëngon dorën me një grua por venat e fryra kanë tërhequr vëmendjen.
Imazhet kanë nxitur spekulime të reja se Putini është i sëmurë. Edhe më parë janë ngritur spekulime se Putin është i sëmurë duke listuar nga sëmundja e Parkinsonit e deri te kanceri.
Një ish-këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko postoi foton e dorës së Putin ndërsa theksoi se diçka nuk shkon me duart e Putinit. Në nëntor 2024, duart e Putinit ishin objekt spekulimesh.
Gerashchenko postoi një video ku sipas tij presidenti rus nuk i lëvizte duart dhe dukeshin sikur ishin të ndara nga trupi i tij. Në tetor 2024, Kremlini tha se Putini nuk kishte probleme shëndetësore pasi nuk u shfaq në publik për dy javë. Gjithashtu tha se Putini kishte vizituar një spital në Moskë për analiza mjekësore.
What's with Putin's hands in this video? https://t.co/hF5yqgEFei pic.twitter.com/xl5Wopj2ID
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 9, 2025
