“Vëllai i saj tentoi ta shpëtonte, atë e gjuajti në dorë, ndërsa të ndjerën në gjoks”, rrëfen axha i 21-vjeçares në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur ditën e premte në Ferizaj, ku një 21-vjeçare dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, V.A 36-vjeçar. Vrasja e rëndë ndodhi në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale.

Viktima ishte e shoqëruar nga vëllai i saj, 15-vjeçar i cili u plagos po ashtu nga i dyshuari V. A.

Axha i viktimës, Idriz Cokli në emisionin Kosova Today, ka deklaruar se viktima ka qenë e ndarë më dorasin, përreth një viti.

Ai gjithashtu ka treguar se vëllai ka tentuar ta shpëtojë motrën.

“Vëllai ka tentu me shpëtu motrën e tij, atij i ka shkrepur në dorë, ndërsa vajzës në gjoks. Masanej ai thotë se nuk din asgjë… Policia e ka zënë kriminelin, dhe si shkon ai ashtu në gjykatë kokën lartë… brengosja ime është kjo, dyshoj se ka drejtësi..Që një vit janë ndarë, kanë pasur mosmarrëveshje, diferenca e viteve etj”, pohoi ai.

Tutje, ai ka thënë se djali i viktimës është duke qëndruar te Qendra për Punë Sociale, dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ai po ashtu ka treguar se e ndjera ka pasur dhunë psiqike nga ish-bashkëshorti i saj.

“Ky kriminel duhet të dënohet në mënyrë maksimale, të jetë dënim meritor”, theksoi ai.

Vrasja e gruas në Ferizaj u dënua ashpër, ndërsa ndaj të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muajsh.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here