Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Ditën e djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në një lagje të Prishtinës, ku është gjetur pa shenja jete Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikkatil.

Policia ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Autoritetet gjithashtu njoftuan se është gjetur armë zjarri dhe substance narkotike.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Nuk është akoma i konfirmuar shkaku i vdekjes.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here