Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë italianes, Gjykata njeh rastin e parë

Gjykata Civile e Astit në Itali ka njohur në një vendim të shkallës së parë që lidhte vaksinimin kundër COVID-19 me dëmtimin serioz neurologjik që e pengoi një grua 52-vjeçare të ecte.

Mediat italiane raportojnë se gruaja një javë pasi mori dozën e dytë të vaksinës kundër Covid, kishte patur “simptoma të rënda neurologjike”.

Sot 52-vjeçarja nuk është më në gjendje të ecë dhe filloi të përjetojë simptomat e para pasi mori dy doza të vaksinës Pfizer-Biontech: e para më 4 prill 2021 dhe e dyta më 28.

Dhjetë muaj pas shtrimit të saj në spital, letra e saj e daljes përfshinte këtë fjali: “Një rol shkaktar i vaksinës nuk mund të përjashtohet”.

Gjykata emëroi dy konsulentë teknikë, Agostino Maiello dhe Stefano Zacà, të cilët përjashtuan sëmundjen e 52-vjeçarit si shkaktar dhe deklaruan se ” në terma probabilistikë , duke marrë parasysh të gjithë elementët e përshkruar në raportin e ekspertit, seria e vaksinimit në fjalë shkaktoi gjendjen e mielitit/poliradikuloneuritit”.

Sipas Gjykatës, intervali i shkurtër kohor nga vaksinimi deri në fillimin e simptomave ishte një faktor vendimtar në vendim.

Vendimi, i lëshuar më 26 shtator, citon gjithashtu bazën e të dhënave të AIFA-s, e cila liston 593 raste të mielitit transversal të regjistruara pas vaksinimit deri në vitin 2022, 280 prej të cilave ishin të lidhura me vaksinat mRNA.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME