Vajzat e maskuara sulmojnë një tjetër në Prishtinë, e incizojnë dhe e publikojnë videon në rrjete sociale

Një ngjarje shqetësuese është raportuar sot nga Policia e Kosovës, ku një vajzë është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuara, ndërsa akti është filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit të së mërkurës. Viktima, ka njoftuar policinë se ishte sulmuar nga dy vajza të maskuara në fytyrë, të cilat përveç dhunës fizike, kanë incizuar të gjithë sulmin dhe më pas e kanë shpërndarë videon në rrjete sociale.

Policia ka arritur të identifikonte njërën nga të dyshuarat, e cila është arrestuar menjëherë. Ajo është intervistuar në prani të prokurorit kujdestar dhe me vendim të tij, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar edhe personin tjetër të përfshirë në sulm.

Policia thekson se do të trajtojë me seriozitet çdo formë të dhunës, veçanërisht rastet që shpërndahen publikisht dhe nxisin dhunën.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here