Ushtria izraelite thotë se ka goditur vendet e prodhimit të centrifugave të uraniumit dhe fabrikat e armëve në Iran gjatë natës, në ditën e gjashtë të ofensivës së saj të paprecedentë.
Këto sulme, të kryera nga “më shumë se 50 avionë”, shënjestruan “një strukturë prodhimi centrifugash në Teheran”, si dhe “disa vende prodhimi armësh (…), duke përfshirë objekte që prodhojnë lëndë të para dhe përbërës të përdorur për të montuar raketa tokë-tokë”, thotë ushtria në një deklaratë.
Centrifugat janë makina që pasurojnë uraniumin. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për të bërë karburant për termocentralet, por edhe për bomba bërthamore.
Centrifugat në uzinën nëntokësore të pasurimit të uraniumit të Iranit në Natanz ka të ngjarë të jenë “dëmtuar rëndë, nëse jo shkatërruar plotësisht”, pas sulmeve izraelite të premten, tha kreu i mbikëqyrësit global bërthamor për BBC të premten.