Ministria e Mbrojtjes ditë më parë ka kërkuar që të furnizojë ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me jelekë taktikë.
Megjithatë tenderi ka dështuar kjo pasi asnjë operator ekonomik nuk ka plotësuar specifikat e caktuara nga ministria e cila udhëhiqet nga ministri në detyrë, Ejup Maqedonci.
“Bazuar ne njoftimin nga njësia e kërkesës dhe ekipit për hartimit te specifikave për projektin “Furnizim me jelek taktik – SUFSK 1001”, ku gjatë analizave të bëra të pyetjeve dhe sqarimeve te shumta të dërguara nga OE të interesuar ekipi i hartimit të specifikave se bashku me njësinë e kërkesës duke marrë parasysh kërkesat e shumta për ndryshime(sqarime) dhe detaje në specifika teknike ku te cilat kalojnë përmbajtjen në DT aktuale dhe për këtë ekipi i hartimit të specifikave e ka vlerësuar si të arsyeshme qe për këtë projekt të bëhet anulimi i procedurës aktuale të prokurimit, me qellim që të bëhet plotësimi me detajet e nevojshme dhe pasi qe konsiderojmë se munde te këtë ndryshim material ne DT kjo procedure anulohet. Pas rishikimit dhe ri plotësimeve te nevojshme bazuar ne kërkesat për sqarime dhe kërkesave për rishqyrtim para hapjes se tenderëve, ky aktivitet i prokurimit do te ri tenderohet.”, thuhet mes tjerash në njoftim.