“Ulqini nuk është në shitje”, protestat kundër tenderit për plazhet publike në Malin e Zi, tërhiqet Alabar Shkruar nga

Qindra banorë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe biznesmenë nga Ulqini protestuan në këtë qytet në jug të Malit të Zi, duke thënë se “Ulqini nuk është në shitje”.

Protesta e 22 Marsit u thirr për shkak të pakënaqësive lidhur me tenderin për dhënien me qira të plazheve të Ulqinit, të cilat vitet e fundit janë marrë me qira nga biznesmenët lokalë, por këtë vit oferta më e mirë e marrjes me qira të plazheve u vlerësua të ishte ajo e kompanisë arabe, “Eagle Hills”.

Protesta në Ulqin u mbajt pavarësisht nga fakti se kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, më 20 mars njoftoi se “Eagle Hills” ka ndërmend të tërhiqet dhe t’ua kalojë plazhet qiramarrësve lokalë.

Kompania e Mohamed Alabar, themelues i Emaar Properties dhe president i Eagle Hills, më 11 mars dorëzoi ofertën më të mirë për dhënien me qira për një periudhë katërvjeçare të nëntë nga 19 plazhet në Plazhin e Madh të Ulqinit.
Kjo shkaktoi revoltë te qiramarrësit aktualë të plazheve dhe autoritetet lokale, të cilët deklaruan se plazhet po u jepen investitorëve të huaj “përmes marrëveshjeve të dyshimta”.

Pas kësaj, siç e ka bërë të ditur kryeministri Spajiç, presidenti i kompanisë arabe, Mohamed Alabar, ka hequr dorë nga oferta.

Ish-kryeministri Dritan Abazoviç, i cili është nga Ulqini, ka kërkuar që Prokuroria Speciale e shtetit të hetojë rastin e dhënies së qirasë për Plazhin e Madh, duke pretenduar se bëhet fjalë për një vepër korruptive.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here