Vladimir Putin po përballet me protesta në Moskë me gratë ruse, të cilat i kërkojnë nga ministrit të mbrojtjes Andrei Belousov, t’i kthejë burrat nga vija e frontit në Ukrainë. Një grup prej 18 grash u mblodhën për t’i bërë thirrje personalisht Belousov, i cili u emërua në këtë rol muajin e kaluar.
“I kërkuam të vendostë kufizime të rrepta për sa kohë mund të shërbejnë ushtarët përpara se të largohen nga detyra”, tha Paulina, burri i së cilës po lufton në Ukrainë.
Ndërkohë, mediat e huaja pohuan se Ukraina qëlloi me armë amerikane në Belgorod për herë të parë pasi Uashingtoni hoqi ndalimin për përdorimin e armëve të Kievit brenda Rusisë.
Edhe ukrainasit bënë me dije gjithashtu se qëlluan sistemin e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë M142, ose HIMARS, të pozicionuar në qytetin kufitar rus.