U vra sot nga një shpërthim në Moskë, kush ishte gjeneral Igor Kirillov?

Igor Kirillov ishte një gjeneral i lartë rus dhe kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të vendit (NBC).Kirillov u emërua në krye të forcave ruse në prill 2017. Sipas medias shtetërore ruse Tass, ai ndoqi Shkollën e Komandës së Lartë Ushtarake të Mbrojtjes Kimike në Kostroma.

Gjenerali shërbeu në role të ndryshme në ushtrinë ruse të lidhur me materiale të rrezikshme, duke përfshirë Drejtorinë e Shefit të Trupave të Mbrojtjes nga Rrezatimi, materilaet Kimike dhe Biologjike.

Dje, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) dënoi Kirillov në mungesë për përdorimin e armëve kimike të ndaluara në Ukrainë, raportoi Kyiv Independent. SBU ka pohuar se Rusia ka përdorur armë kimike gati 5,000 herë nën udhëheqjen e Kirillov.

Kirillov u sanksionua nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja për rolin e tij në luftën e Rusisë në Ukrainë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here