Një burrë është gjetur i vdekur në fshatin Zojz të Prizrenit, mëngjesin e djeshëm. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Sipas raportit të Policisë, fillimisht është raportuar për një veturë të braktisur, por kur kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur një burrë të shtrirë përmbysë afër derës së shoferit, raporton Express.
“VDEKJE E DYSHIMTË – Fsh. Zojz-Prizren 15.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.