U godit me mjet metalik në kokë, policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu

Gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar mbrëmë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ai është goditur me një mjet metalik teksa po futej në veturë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin.

Ngjarja sipas tij raportohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Ulpianë, lagje e Prishtinës.

Sipas Borovcit, doktori është goditur në kokë me një mjet metalik, teksa po futej në makinën e tij.

“Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur”, tha Borovci për Express

Sipas Borovcit, viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor””

SHIKO EDHE:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here