Në afërsi të Termocentralit “Kosova A” është parë të dalë tym i zi. Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë për Gazetën Express së s’ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se bëhet fjalë për djegie të disa barishteve në afërsi të Termocentralit.
Ai ka thënë se zjarrfikësit e KEK-ut janë tashmë në vendin e ngjarjes, e kanë lokalizuar zjarrin dhe se po punojnë për ta eliminuar plotësisht.
“Nuk ka asgjë për shqetësim.Në një pjesë të sipërfaqeve/seperimet tek Termocentralit “Kosova A” (TCA), si pasojë e temperaturave të larta janë djegur disa barishta – një dukuri kjo e zakonshme që ndodh edhe në vende të tjera në kushte të ngjashme klimatike”, ka deklaruar Bucolli.
“Zjarri është duke u lokalizuar dhe situata është nën kontroll. Ekipet e zjarrfikësve të KEK-ut ndodhen në vendngjarje dhe po veprojnë me efikasitet për të siguruar menaxhimin dhe eliminimin e plotë të zjarrit.Pra, nuk ka vend për shqetësim”, ka shtuar ai.