“Ty ta falim jetën e na duket pak”: Video emocionale, ushtarët e FSK-së i këndojnë Kosovës

Ushtria e Kosovës sot ka mbajtur një ushtrim fushor në Babaj të Bokës.

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë shumë ushtarë, të cilët kanë gjuajtur me armë të kalibreve të ndryshme.

Përveç gjëmimit të armëve, në ushtrimin e FSK-së ka gjëmuar edhe kënga e ushtarëve të Kosovës.

Ata kanë zgjedhur disa këngë patriotike të këndonin në fund të ushtrimit fushor.

Një nga këngët e përzgjedhura ishte kënga “Kreshnat e Kosovës”, e shkruar nga Rexhep Selimi, që dikur këndohej nga Mujë Krasniqi e Beqir Gashit, dëshmorë të UÇK-së e heronj të Kosovës.

Po ashtu, në këtë ushtrim është kënduar edhe kënga “Mora fjalë” që i kushtohet kryeheroit Adem Jashari.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here