Turqia ia sheh hairin Trumpit: Forcohen lira dhe bursa e Stambollit, pret taksa më të ulëta

Turqia pret që Shtëpia e Bardhë nën udhëheqjen e republikanit Donald Trump do t’i ulë taksat ndaj eksporteve të saj të çelikut dhe tekstilit, tha të enjten ministri turk i Tregtisë, përderisa vlera e lirës dhe aseteve turke vazhdoi të rritej në pritje të politikave të reja ekonomike nga ShBA-ja.

“Ne presim që… detyrimet doganore do të zvogëlohen në tregtinë tonë të jashtme, sidomos në prodhimet e çelikut dhe të tekstilit” – tha në një intervistë për televizionin “AHaber” ministri Omer Bolat, raporton agjencia “Reuters”.

Fitorja e gjerë e republikanit Trump në zgjedhjet presidenciale të mërkurën e ndihmoi forcimin e vlerës së lirës turke deri në 0,4 për qind – 34,2 për 1 dollar – niveli më i lartë nga mesi i tetorit.

Indeksi në bursën e aksioneve në Stamboll shënoi rritje për gati 3 për qind, duke e shënuar ditën e vet më të mirë të mërkurën që nga muaji maj.

Investitorët dhe punonjësit e bankave thanë se politikat e deklaruara të Trumpit për kërkim të paqes në Gaza dhe Ukrainë me gjasë do ta ndihmojnë programin e Ankarasë për kthesë ekonomike, që mbështetet pjesërisht në të hyrat nga jashtë për t’iu kundërvënë një periudhe të gjatë me vite të inflacionit në ngritje.

Politikat e premtuara të Trumpit për tregti dhe imigrantë gjithashtu mund ta lënë Turqinë relativisht të paprekur në mesin e ekonomive të mëdha në zhvillim si Brazili, Meksika e Kina, shtuan ata.

Ministri Bolat tha se ai pret që nga mandati i dytë i Trumpit Turqia të përfitojë në fushën e nevojave për industrinë e mbrojtjes, pavarësisht nga sanksionet e mëparshme amerikane.

Ai tha gjithashtu se pret që efektet negative ndaj bankave të lehtësohen nga embargot e tanishme të Uashingtonit që ndërlidhen me Rusinë./Nacionale

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here