Turqia drejt përplasjes ushtarake me Izraelin, gazetari nga Izmiri zbulon prapaskenat

Gazetari shqiptar nga Izmiri i Turqisë, Sokol Brahaj, ka folur këtë të premte për Franko Egro në Balkan Talks në Euronews Albania lidhur me pasojat që lufta në Iran mund të sjellë edhe në raportet Turqi-Izrael.

Sipas Brahajt, deklaratat dhe lajmet se mund të ketë një konflikt të mundshëm mes Turqisë dhe Izraelit i sheh të pamundura dhe për konsum politik të brendshëm. Brahaj thotë se Turqia është vend i NATO-s dhe kjo është një arsye e fortë pse Izraeli nuk mund të shkojë në këtë pikë.

“U priste edhe nga Turqia dhe nga shtete të tjera siç është edhe Egjipti apo Pakistani që Izraelit t’i ikte fuqia, por Izraeli ka hyrë tanimë 100 km në Iran. Thëniet mbi Turqinë unë them se janë për konsum të brendshëm, edhe pse Izraeli doli më i fortë sesa u duk, përsëri po janë më shumë për politikat e brendshme. Ditën e djeshme është shumë interesante që kur ka filluar lufta, ish-kryeparlamentari i Izraelit ka dhënë një intervistë për një televizion në Turqi. Ai tha të kundërtën e këtyre që themi ne.

Izraeli po e lë diçka me Qipron, këtu ka diçka. Ama një konfrontim mes Turqisë dhe Izraelit e shoh të pamundur, se është vend i NATO-s. Nëse do të shpërbëhet NATO, këtu do të kemi diçka tjetër.” – tha Brahaj.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME