Turqia arreston katër gazetarë për karikaturën e profetit Muhammed

Katër gazetarë të një reviste satirike në Turqi janë arrestuar për publikimin e një karikature që shfaq profetin Muhammed – figurë e shenjtë fetare, shfaqja e të cilit është e ndaluar në fenë islame.

Ministri i punëve të brendshme, Ali Yerlikaya ka dënuar publikimin e karikaturës nga revista “Le Man”, duke bërë të ditur se kryeredaktori, dizajneri grafik, drejtori dhe karikaturisti janë arrestuar.

Revista “LeMan” ka mohuar se karikatura ishte figura e Muhammedit, duke thënë se “në asnjë mënyrë nuk i referohet profetit”.

Njësitet speciale kundër trazirave kanë dalë në rrugët e Stambollit pasi qindra persona kanë protestuar kundër publikimit të karikaturës.

Protestuesit janë mbledhur para zyrave të revistës duke përdorur thirrjet “dhëmbë për dhëmbë, gjak për gjak, hakmarrje”.

Urdhër për arrestim është lëshuar edhe për punëtorët tjerë të revistës.
Në karikaturë janë shfaqur dy personazhe me krah teksa fluturonin mbi një qytet të rrethuar.

Mbi njërin prej personazheve shihet fjalia: “Paqja qoftë mbi ju, unë jam Muhammedi”, ndërkaq personazhi tjetër ia kthen: “Paqja qoftë mbi ty, unë jam Musa”.

Udhëheqësit e revistës që ndodhen në Paris kanë thënë se reagimet janë të ngjashme me ato kundër revistës Charlie Hebdo, duke iu referuar sulmit të vitit 2015.

Disa persona të armatosur hyn në zyrat e revistës dhe vranë 12 persona.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here