Trumpi ndërron qëndrimin për armëpushimin në Ukrainë pas takimit me Putinin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se negocimi i marrëveshjes së paqes është mënyra më e mirë për t’i dhenë fund luftës në Ukrainë, sesa një armëpushim i përkohshëm.

Para se të takohej me Putinin në Alaskë, Trumpi kishte deklaruar se nuk do të ishte i lumtur nëse largohet pa arritur armëpushimin, mirëpo më vonë nëpërmjet rrjeteve sociale shkroi se armëpushimi “shpesh nuk respektohet”.

Trumpi i ri është një goditje për Kievin dhe aleatët evropian që kërkonin armëpushim fillestar.

Ndërkohë, Zelensky do të udhëtojë drejt Washingtonit për t’u takuar me Trumpin të hënën.

Në samitin e së shtunës në Alaskë nuk u arrit asnjë marrëveshje, ani pse Trumpi insistoi se është bërë progres. Putini ka thënë se ishte sinqerisht i interesuar për t’i dhenë fund konfliktit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME