Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një listë ku tregohet se 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA marrin ndihmë sociale.
Në këtë listë, presidenti Trump ka shpërndarë të dhëna mbi përfitimin e asistencës sociale edhe nga familjet emigrante të vendeve të tjera në SHBA.
Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në këtë listë është e përfshirë edhe Kosova me 46% familje që përfitojnë ndihmë sociale.
Tabelat janë pjesë e një renditjeje me titull “Immigrant Ëelfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit të origjinës. Në listën e publikuar nga Trump, Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me disa vende të tjera, por mbi pragun 40%, duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.
