Departamenti Amerikan i Drejtësisë pritet të publikojë dosjen e plotë të Jeffrey Epstein.
Presidenti Donald Trump ka kërkuar që të paraqitet çdo dëshmi e rëndësishme, por me kushtin që të ketë miratimin e gjykatës.
Jeffrey Epstein, dikur mik i Trump-it, vrau veten në vitin 2019, pas akuzave për trafikim të vajzave të mitura.
“I kërkova Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi, të publikojë çdo dëshmi”, tha Trump.
“Jemi gati të kërkojmë nga gjykata që të hapen transkriptet e jurisë së madhe”, tha Pam Bondi.
Urdhri i Trump-it vjen pas polemikave mbi mënyrën e trajtimit të dokumenteve të dosjes.
Sipas The Wall Street Journal, një letër me përmbajtje provokuese mbante emrin e Trump-it.