Trump e nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg për pozitën e të dërguarit për luftën në Ukrainë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka nominuar gjenerallejtënantin e pensionuar, Keith Kellogg, për të shërbyer si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për luftën në Ukrainë.

Trump njoftoi të mërkurën në rrjetin e tij social, Truth Social, se e ka zgjedhur Kelloggin për këtë pozitë, raporton REL.

Kellogg, i cili ka qenë shef i stafit për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të Trumpit nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-nënpresidentin Mike Pence, me gjasë do të luajë rol kyç në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në pozitën e tij të re.

Derisa SHBA-ja nuk ka tani për tani të dërguar të posaçëm për luftën në Ukrainë, Trumpi kishte shprehur interesim në të kaluarën për ta krijuar këtë pozitë.

Gjatë këtij muaji u raportua se Trumpi do ta nominonte Richard Grenellin për këtë pozitë.

Në të kaluarën, Grenelli ka shërbyer si ambasador amerikan në Gjermani, më pas si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si shef për inteligjencë kombëtare në mandatin e parë të Trumpit si president.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here