Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai e njeh Presidentin rus Vladimir Putin “shumë mirë”, ka një marrëdhënie racionale me të dhe se qëllimi i tij është “të ndalojë vrasjen e njerëzve” në luftën në Ukrainë.“Unë nuk mendoj se askush në botë do të ndalojë (Vladimir Putinin) përveç meje dhe mendoj se do të jem në gjendje ta ndaloj atë. Ne kemi pasur disa diskutime shumë racionale dhe thjesht dua të shoh njerëzit të mos vriten. Ata po humbasin 2500 të rinj në javë, dhe ata janë rusë dhe ukrainas”, tha Donald Trump në një intervistë me Air Force.
Presidenti amerikan shtoi se “e njeh shumë mirë Vladimir Putinin” dhe shprehu kënaqësinë për faktin se marrëdhëniet mes dy palëve nuk janë përkeqësuar për shkak të akuzave në vitin 2016 se Rusia dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Donald Trump kujtoi se Vladimir Putin nuk e pushtoi Ukrainën kur ishte president i SHBA-së në mandatin e tij të parë.“Ai nuk pushtoi asgjë gjatë kohës që isha president ”, tha Donald Trump, duke shtuar se aksioni ushtarak i Rusisë në Gjeorgji dhe Krime u zhvillua gjatë mandatit të presidentëve amerikanë George W. Bush dhe Barack Obama, dhe se pushtimi i Ukrainës ndodhi kur Presidenti Joe Biden ishte në detyrë.