Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja e di se ku fshihet saktësisht Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei.
Trumpi në një postim në Truth Social ka thënë se nuk do ta vrasin atë për momentin.
“E dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. “Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje, Nuk do ta vrasim!), të paktën jo për momentin”, ka shkruar Trump.
“Nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po shteron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka shtuar ai.
Ditë më parë ka pasur raportime se ishte Trumpi ai që e ka ndaluar Izraelin të vrasë Khamenein.