Trump dërgon marinsat në Kaliforni, paralajmërimi: Nuk dua luftë civile

Administrata e presidentit Donald Trump ka urdhëruar dislokimin e trupave shtesë në shtetin e Kalifornisë, duke përfshirë për herë të parë edhe marinsat, në përgjigje të përshkallëzimit të protestave dhe tensioneve mes qeverisë federale dhe autoriteteve lokale në Los Angeles.

Sipas njoftimeve nga Departamenti i Mbrojtjes, rreth 2,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë mobilizuar me urdhër të presidentit. Paralelisht, janë vendosur edhe rreth 700 marinsa për të mbështetur forcat e angazhuara në terren dhe për të garantuar mbrojtjen e personelit dhe objekteve federale.

Masat e reja vijnë pas një fundjave protestash kundër operacioneve për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm.

Dislokimi i trupave është bërë pa dakordësinë e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Neësom, i cili ka shprehur rezerva të forta lidhur me ndërhyrjen ushtarake.

Presidenti Trump ka justifikuar vendimin duke thënë se trupat janë të nevojshme për të garantuar sigurinë e zyrtarëve federalë dhe për të ndaluar “agjitatorët profesionistë dhe kryengritësit”, siç i ka quajtur ai protestuesit. “Nëse vazhdojnë kështu, do të goditen më fort se kurrë më parë,” deklaroi Trump, duke shtuar se nuk dëshiron një luftë civile, por situata “po zien”.

Vendosja e marinsave, njësi e ushtrisë së rregullt amerikane, për detyra të brendshme, është konsideruar si një hap i pazakontë dhe përbën një përshkallëzim të ri në përgjigjen e qeverisë ndaj protestave. Kritikët e akuzojnë administratën për përdorim të tepruar të forcës dhe për nxitje të frikës përmes një pranie të theksuar ushtarake.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here