Trump: Britania do të luftonte për SHBA-të, për BE-në nuk jam i sigurt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se beson se Mbretëria e Bashkuar do të mbështeste SHBA-në në rast lufte, por ka shprehur dyshime serioze për gatishmërinë e vendeve të Bashkimit Evropian për të bërë të njëjtën gjë. Këto deklarata, sipas tij, kanë ndikuar edhe në vendimin për të mos nënshkruar një marrëveshje tregtare me bllokun evropian.

Në një intervistë për BBC, të publikuar të martën, Trump theksoi gjithashtu se mbetet skeptik për mbështetjen e aleatëve të NATO-s, edhe pse ata kanë rritur buxhetet e mbrojtjes sipas kërkesave amerikane.

“Një nga problemet me NATO-n është se ne duhet të luftojmë për ta, por a do të luftojnë ata për ne nëse shpërthen një luftë? Nuk jam i sigurt që mund ta them, por po e them këtë: besoj se Mbretëria e Bashkuar do të luftonte përkrah nesh,” tha Trump.
“Mendoj se ata do të ishin me ne. Nuk jam i sigurt për shumë vende të tjera,” shtoi ai.

Sipas presidentit amerikan, kjo bindje ka ndikuar që Britania të përfitojë disa përjashtime nga tarifat tregtare të vendosura nga administrata e tij, ndërsa Bashkimi Evropian është përballur me kërcënime për vendosjen e tarifave deri në 30% ndaj mallrave të eksportuara drejt SHBA-së.

“Prandaj kam bërë një marrëveshje me ta. Nuk kam bërë marrëveshje me Bashkimin Evropian. Kam bërë disa marrëveshje të tjera, por me konkurrentët tuaj, me BE-në, nuk kam bërë asgjë,” tha Trump për BBC.

NATO deri më sot e ka aktivizuar vetëm një herë Nenin 5 të traktatit themelues, që e konsideron një sulm ndaj një anëtari si sulm ndaj të gjithëve. Ky nen u zbatua në mbështetje të SHBA-së pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga aleatët më të afërt të SHBA-së, duke marrë pjesë me trupa ushtarake në luftërat në Afganistan dhe Irak. Megjithatë, kapacitetet e ushtrisë britanike janë reduktuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here