I ftuar i moderatorit Sadri Imeri në emisionin Kojshia Show, këtë të diel ishte ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi.
Në një moment të intervistës, Klosi foli për takimin e shumëpërfolur ndërmjet Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviçit, gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Sipas tij, Rugova nuk ishte marrë me dhunë nga Millosheviçi, por kishte zgjedhur vetë të takohej me të. Ai shtoi se në atë takim, Rugova kishte dhënë deklarata që nuk përputheshin me qëndrimin e UÇK-së, duke e cilësuar këtë si një ndër episodet më të diskutueshme të historisë së asaj kohe.
Për ta parë këtë moment, ndiqeni emisionin e plotë më poshtë:
