Trishtim në Lipjan: Identifikohet punëtori që vdiq pas rrëzimit në vendin e punës

Naser A., një burrë nga Lipjani, është punëtori që vdiq pas lëndimeve të marra në vendin e tij të punës të mërkurën derisa po punonte në një objekt në Lipjan.

Burri që vdiq në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) të mërkurën është kryfamiljar dhe prind.

Djali i tij, Meritoni, me trishtim të thellë njoftoi të mërkurën mbrëma për vdekjen e babait dhe njoftoi se varrimi i tij do të bëhet sot.

“Me pikëllim ju njoftojmë se ka vdekur (Babai) Naser Izet Avdullahu. Varrimi i te ndjerit behet pas namazit te ikindisë. All-llahu e mëshiroftë”, shkroi ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights