Tre persona dyshohet se kanë rrahur një të moshuar me mjete të forta në fshatin Belincë të Shtimës.
Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.
Ai ka bërë të ditur se tret ë dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Bëhet fjalë për dy të dyshuar mbi 40 vjeçac dhe një tjetër 20 vjeçar.
Derisa, viktima mësohet se është i moshës së shtyer, saktësisht 64 vjeç.
“N.Q, 41 vjeçar, S.Q, 44 vjeçar dhe S.Q, 20 vjeçar, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, ka thënë Veseli për Insajderin.