Dy persona nga Kosova kanë vdekur të enjtën në plazhin e Velipojës, të dy në rrethana të ndryshme, por të lidhura me qëndrimin e tyre në det, përcjell Gazeta Metro.
Në rastin e parë, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo kishte dalë nga deti, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pushuesit dhe shërbimet mjekësore, ai ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa ngjarja e dytë ndodhi po dje, kur shtetasi tjetër nga Kosova, Z. J., 72 vjeç, u mbyt aksidentalisht teksa po lahej në det. Trupi i tij u nxor nga pushuesit dhe shërbimet përkatëse, por ai kishte ndërruar jetë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë kanë referuar materialet për të dy rastet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policsë, raporton Vizion Plus.
Ndërkaq Policia ka apeluar përr kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në det, veçanërisht për personat në moshë apo me probleme shëndetësore./gazetametro.net