Tragjedia në Novi Sad, protestë masive në Serbi – mijëra njerëz “pushtojnë” qendrën e Beogradit

Një protestë e madhe po zhvillohet në Beograd, kjo e shkaktuar nga tragjedia në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur një tendë u shemb në një stacion hekurudhor, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur dy të tjerë.

Mijëra persona janë vendosur në qendër të Beogradit, pranë Kuvendit, me pankarta në duar dhe duke brohoritur. Studentë dhe qytetarë janë mbledhur në pesë lokacione të qytetit nga janë nisur të gjithë së bashku protestën.

Beogradi po cilësohet si një fuçi baruti, në ditën e protestave, por është po aq e rëndësishme reagimi i presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Pas më shumë se katër muajsh protesta kryesisht paqësore të udhëhequra nga studentët, zhgënjimi me regjimin ka arritur pikën e vlimit, kështu shkruan Al Jazera.

Në kontrast të plotë me thirrjet e diplomatëve për qetësi, Vuçiç dhe qeveria e tij po e paraqesin protestën e sotme si një fuçi baruti që do të shpërthejë.

Për ditë të tëra, zyrtarët kanë paralajmëruar kërcënues se përleshjet janë të pashmangshme, madje duke sugjeruar se protestuesit mund të sulmojnë policinë ose të përpiqen të sulmojnë me forcë parlamentin.

Studentët në bllokadë kanë postuar në Instagram një plan skenik për tubimin protestues në Beograd, ndërsa skena kryesore do të jetë në sheshin Slavija, ku do të mbahet programi kryesor dhe fjalimet. Studentët kërkuan nga qytetarët që të mos përdorin mjete piroteknike.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here