Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

Irani ka nisur kundër-sulmin ndaj Izraelit. Gjatë sulmit me raketa iraniane, një nga raketat balistike të lëshuara depërtoi në mbrojtjen antibalistike të Izraelit dhe goditi qendrën e Tel Avivit.

Përgjigja raketore e Iranit ndaj sulmit të Izraelit filloi në mbrëmje, si rezultat i së cilës u regjistrua një numër i madh përgjimesh raketash balistike mbi Izrael.


Sipas informacioneve fillestare, qendra e Tel Avivit u godit nga sulmi, por nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale, megjithëse tymi mund të shihet nga të gjitha pjesët e qytetit.

Thuhet se deri më tani më shumë se 100 raketa balistike u lëshuan nga Irani, ndërsa mbrojtja antibalistike e Izraelit po përpiqet të mbrojë qendrat urbane në pjesën qendrore të vendit.

Një konferencë për shtyp e ushtrisë izraelite u ndërpre nga njoftimi për raketa balistike të lëshuara nga Irani.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here