Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka reaguar ndaj thirrjeve nacionaliste të dëgjuara në Mitrovicën e Veriut, duke theksuar se strukturat ilegale të Serbisë, të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, po instrumentalizojnë të rinjtë për qëllime politike.
Sipas tij, thirrje si “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Uaa shqiptarë” nuk janë pjesë e një feste, por provokime dhe përpjekje për frikësim të shqiptarëve. Ai kërkon nga institucionet e Kosovës ndalimin e këtij normalizimi të urrejtjes.
Postimi i plotë:
Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga terroristi Radojqiq po i edukon të rinjtë me urrejtje dhe nacionalizëm të verbër!
Kur në mes të qytetit dëgjohen thirrje si:
“Kosova është zemra e Serbisë”,
“Vidovdani”
“Uaa shqiptarë”,
“Oj Kosovë, zemra e Milloshit”,