Thirrja e Rutte-s ndaj Serbisë ndez alarmet në rajon – Analistët: NATO nuk do të tolerojë më provokime!

“Deklarata e Rutte vjen në kohën që Serbia tejkaloi kufijtë e paqes”“Kjo deklaratë e Mark Rutte do të ndikojë pa dyshim në qëndrimin e Serbisë ndaj dialogut me Kosovën dhe, normalisht, që pritet veprim konkret dhe i shpejtë nga NATO”
Tensionet e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor kanë sjellë sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare marrëdhëniet e brishta mes Serbisë dhe Kosovës.

E të gjendur në këtë situate, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë një apel të qartë për ndaljen e retorikës nxitëse nga zyrtarët serbë ndaj institucioneve të Kosovës.

Ai ka theksuar se Serbia duhet të tregojë lidership dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive për uljen e tensioneve dhe për avancimin e dialogut me Kosovën.

Rutte ka nënvizuar se stabiliteti i rajonit është i lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe se çdo veprim që rrit tensionet mund të dëmtojë përpjekjet për paqe dhe integrim evropian.

Vlen të theksohet që retorika e zyrtarëve serbë është kritikuar gjerësisht nga faktori ndërkombëtar, pasi ajo jo vetëm që minon përpjekjet për dialog dhe paqe, por gjithashtu rrezikon të destabilizojë gjithë rajonin.

Kujtojmë që NATO, si një nga garantuesit kryesor të sigurisë në Kosovë përmes misionit KFOR, mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, por kërkon bashkëpunim dhe vullnet politik nga të gjitha palët e përfshira.

A mund të ndikojë kjo deklaratë e Mark Rutte në qëndrimin e Serbisë ndaj dialogut me Kosovën dhe a pritet ndonjë veprim konkret nga NATO nëse Serbia vazhdon me retorikën nxitëse?

Shabani: Përkujtimi i Rutte ndaj përfaqësuesit serb se retorikat e tilla nuk funksionojnë, është një vëmendje ndaj sigurisë së Kosovës

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here